Tropojë, zjarr masiv i qëllimshëm në Bujan; rrezikohen banorët

13/11/2015 00:00

Një zjarr masiv raportohet të ketë rënë mbrëmjen e kësaj të premteje në komunën Bujan të Tropojës, teksa banorët e fshatrave përreth kanë kërkuar ndihmë për shkak se rrezikohen edhe banesat e tyre.

Nga raportimet e para mësohet të jenë djegur disa hektarë toke, kryesisht me gështenja, ndërsa të prekur janë banorët e fshatrave Markaj, Rosuj, Gri, Lekurtaj dhe Selimaj.

Emergjencat civile janë vënë menjëherë në lëvizje, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë marrë masat për shuarjen e zjarrit masiv, i cili dyshohet të jetë i qëllimshëm.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel