Lezhë, parandalohet vrasja. Arrestohet autori, sekuestrohet arma

13/11/2015 00:00

Një vrasje është parandaluar nga forcat e policisë së Lezhës, pasditen e së premtes, falë ndërhyrjes në kohë të tyre në një konflikt të armatosur për motive pronësie.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Malecaj” të fshatit Torovicë të Lezhës, ku është arrestuar pas ndjekjes prej 5 orësh agresori Ded Zhuri, 46 vjeç, si dhe është sekuestruar një armë zjarri e llojit automatik model 56.

I ndaluari mësohet të ketë pasur një konflikt pronësie me një bashkëfshatar me inicialet M.Gj. dhe dyshohet se kishte menduar ta zgjidhte atë në mënyrën më brutale, duke tentuar ta vriste me armën e zjarrit të cilën e kishte pa leje.

Me të parë forcat e policisë që kishin ardhur për ta arrestuar, autori ka hedhur armën dhe është larguar në drejtim të pyllit, por është kapur pas 5 orësh ndjekjeje. Tashmë ai ka përfunduar në pranga, ndërkohë që materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Lezhës për veprat penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, si dhe “kanosje”.

Top Channel