Lakuriq për të promovuar paqen

13/11/2015 00:00

Ish-udhëheqësja e një kartele droge në Kolumbi bashkë me ish-detektiven e cila e hetoi atë, kanë pozuar lakuriq për të promovuar paqen. Femrat, dikur armike të njëra-tjetrës, u pajtuan që të jenë në ballinën e revistës “Soho”.

Ana Pacheco, një ish-lidere dhe anëtare e vjetër e kartelit FARC (Forcat e Armatosura të Revolucionit të Kolumbisë është parë e zhveshur me këmbët sipër ish-detektivës, Isabel Londono, dhe duke e puthur butësisht në qafë.

“Në fillim mu duk e çuditshme të pozoja e zhveshur me një guerile, por pastaj më pëlqeu mesazhi që donin të përçonim”, tha Londono, ish-detektivja e Departamentit të Sigurisë së Kolumbisë që kishte pozuar vetëm me të brendshme.

Megjithatë, tashmë Londono ka zgjedhur rrugën e modës, duke u bërë një modele e duke firmosur edhe kontratën e parë. Ajo tha se vendosi të ndiqte rrugën e dytë, pasi gjithmonë kishte ëndërruar të bëhej modele.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel