Tiranë, policia ndalon një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore

13/11/2015 00:00

Policia e Tiranës ka mundur të vërë nën pranga këtë të premte, një person të shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të dyshuar për vepra penale të rënda si “plagosje me dashje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje”.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Unazës së Re”, pranë një lokali në afërsi të forcave “Shqiponja”, ku i arrestuar ka përfunduar shtetasi Fation Bono, 25 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec.

Ky shtetas dyshohet të jetë pjesëtar i një grupi me rrezikshmëri të lartë, që njihet për aktivitetin kriminal të Gjin Nikës, shtetas ky i vrarë më parë. Por, policia e Tiranës ka mundur të shoqërojë edhe dy shtetas të tjerë, të identifikuar me inicialet N.A., 43 vjeç i lindur në Pukë, dhe Ç.K., 43 vjeç i lindur në Pogradec, që të dy banues në Tiranë.

Në vendngjarje është bërë edhe bllokimi i një automjeti i markës “Toyota” me targa AA 216 NL.13

Top Channel