Ishte thjesht çështje kohe kur pandat do të bëheshin kafshë shtëpiake. Dhe tani nuk është fare e vështirë, mjafton të kesh një qenush të vogël dhe pak bojë flokësh.

Një person ka vendosur që ta shndërrojë qenushin e tij në një pandë, ndërsa videoja është shndërruar në hit në rrjete sociale. Edhe pse nuk dihet se kush është apo ku ndodhet ky person, videoja është dukur e lezetshme.

Në të vërtetë, ky trend erdhi nga Kina, kur një dyqan kafshësh kishte vendosur që disa qenë “chow chow” t’i “shndërronte” në panda.

Në një intervistë vitin e kaluar, pronari i këtij dyqani kafshësh në Kinë, deklaroi se mjafton të dish teknikën dhe mund ta bësh një qen-pandë për dy orë.

Top Channel