Tifozët “sfidojnë” terroristët në Paris; lënë stadiumin duke kënduar “Marsejezën”

14/11/2015 00:00

Dy shpërthime ndodhën pranë stadiumit “Stade de France” nga 7 në total, që i morën jetën të paktën 158 personave, të premten në mbrëmje në Paris.

Megjithatë, gjithë ky tmerr nuk i ka penguar tifozët francezë, të cilët në dalje nga stadiumi kënduan “Marsejezën” e famshme.

Të pranishmit në “Stade de France” që ndoqën ndeshjen miqësore mes Francës dhe Gjermanisë, qëndruan për më shumë se 70 minuta duke ndjekur takimin mes ankthit dhe frikës për atë që po ndodhte në Paris.

Top Channel