Një tërmet 7 ballë godet brigjet e Japonisë

14/11/2015 04:00

Një tërmet me magnitudë 7 ballë ka goditur brigjet e Japonisë jugperëndimore, duke shkaktuar një cunam të vogël, i cili nuk ka paraqitur rrezik për zonat bregdetare.

Autoritetet japoneze kanë bërë të ditur se tërmeti ka arritur të gjenerojë një dallgë deri në 30 centimetra në ishullin jugor Nakanoshima.

Epiqendra e tërmetit të fuqishëm është regjistruar 159 kilometra në jugperëndim të qytetit Makurazaki. Ndërsa nuk ka pasur raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Rreth 18 mijë persona humbën jetën në vitin 2011 në Japoni, pas goditjes nga cunami, i cili u gjenerua si pasojë e një tërmeti të fuqishëm. Rreth 230 mijë njerëz ende nuk janë rikthyer në banesat e tyre që prej fatkeqësisë.

Top Channel