Basha: Ngushëllime për familjarët e viktimave dhe popullin francez

14/11/2015 00:00

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e sulmeve në Paris. Në një status në Facebook ai e quan një akt të çmendur terrorist tmerrin e Parisit.

“Mbarë shqiptarët kanë ndjekur me tronditje dhe pikëllim të thellë pasojat tragjike të akteve të çmendura terroriste mbrëmë në Paris. Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e mia për viktimat e pafajshme të kësaj masakre barbare. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe mbarë popullin francez”, shprehet Basha.

Top Channel