Totozani: Sulmet nuk cënojnë vlerat e kultivuara nga shoqëria franceze

14/11/2015 00:00

Sulmet terroriste nuk cënojnë vlerat e kultivuara nga shoqëria franceze, ato të lirisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut, shprehet Avokati i Popullit Igli Totozani në mesazhin e tij të ngushëllimit.

Z. Totozani dënon me forcë këtë sulm terrorist, duke e konsideruar një ndër ngjarjet më të rënda, por dhe më të dhimbshme. “ Kjo masakër e përgjakshme terroristësh nuk do të mundet të përulë apo të cenojë vlerat më të larta të kultivuara nga shoqëria demokratike franceze, ato të lirisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut”, thuhet në mesazhin e Totozanit.

Top Channel