Merr leje nga burgu, arrestohet për vjedhje me dhunë

14/11/2015 00:00

Merr leje 7-ditore nga burgu, por arrestohet për një tjetër vepër penale. Sipas burimeve zyrtare është vënë në pranga Viri Shakaj, 29 vjeç nga Vranishti i Vlorës.

Shakaj kishte marrë leje për arsye familjare më 11 nëntor, por vetëm tri ditë më vonë u kap në flagrancë teksa kishte ushtruar dhunë fizike mbi një 51-vjeçar dhe më pas i kishte vjedhur një sasi prej 4 mijë lekësh të rinj.

29-vjeçari është dënuar me 6 vjetburg për vjedhje të kryer në bashkëpunim dhe aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e Peqinit. Atij i kanë mbetur dhe 15 muaj për të vuajtur. Leja 7-ditore i ndërpritet pas arrestimit në flagrancë për vjedhje me dhunë.

Top Channel