Aksident në Korçë, katër të plagosur

14/11/2015 00:00

Një aksident me katër të plagosur është regjistruar ne aksin rrugor Korçë- Kapshticë, si pasojë e përplasjes se dy automjeteve.

Sipas të dhënave ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës së Goricës, në afërsi të një karburanti , kur dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar plagosjen e kater personave .

Sipas policisë mjeti me targa greke vinte nga Kapshtica ndërsa mjeti me targa të Korçës duke dashur të futet në një pikë karburanti i ka prerë atij rrugën dhe është bërë shkak i përplasjes. Blutë e Korçës bënë me dije se të plagosur mbeten Fatbardha Shuli, 42 vjeçe, Thanas Shuli, 48 vjeç nga Lushnja, Qetësor Hoxha, 53 vjeç dhe Marsel Hoxha, 29 vjeç nga Korça.  Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel