Apeli i “Red Devils”, Anglia rrezikon Champions League

14/11/2015 00:00

Liga e Kampioneve është një ekuacion i pëlqyeshëm fitimesh dhe prestigji për skuadrat e futbollit europian dhe ata që janë mësuar gati në çdo edicion të jenë prezent, pësojnë humbje të mëdha nga mungesa në elitën kontinentale.

Një vend më pak në kupën me veshë të mëdhenj po projektohet për Anglinë pasi forma e dobët e ishullorëve, po humbet pikë në UEFA.

Premier League aktualisht vlerësohet me 4 ekipe pjesëmarrëse në kompeticionin primar europian, me numër të njëjtë si Spanja dhe  Gjermania. Këtu llogariten rezultatet e 5 viteve të fundit, por me formën e edicionit të kaluar, britanikët rrezikojnë shumë.

“Në terma të thjeshtë nëse 4 ekipet tona nuk ecin aq sa duhet krahasuar me skuadrat e Bundesligës apo Serisë A, ne rrezikojmë shumë”, tha Ed Uduord, zyrtar i Mancester Junaitid.

Pasi munguan sezonin e kaluar, rikthimi i Djajve të Kuq në Ligën e Kampioneve i ka mundësuar atyre rritjen e ndjeshme të fitimeve me të paktën 40% dhe këtu kontribuojnë dukshëm abonimet sezonale, të drejtat televizive dhe biletat e Old Treford.

Top Channel