Zvicër, laborator i inkriminuar për akuzat për dopingun

14/11/2015 00:00

Një laborator i njohur zviceran është përfshirë në raportin inkriminues të agjencisë botërore antidoping, në skandalin e fundit të shpërthyer në atletikë, që i drejtohet më së shumti sportistëve rusë.

UADA nënvizoi se impianti në fjalë ka shkatërruat 67 kampionë gjaku të dërguar nga Moska për testime të avancuara për shkak se dyshohej se sportistët kishin marrë substanca të ndaluara.

Laboratori zviceran ka pranuar shkatërrimin e provave por tha se kjo ishte e detyruar për shkak se u kërkua nga Federata ruse e cila kishte kërkuar detajet. UADA ka kërkuar pezullimin e Rusisë nga të gjitha aktivitetet e atletikës, dhe nga federata kanë nisur tashmë të pranojnë fajet e para.

Laboratori me bazë në Lozanë i njohur me akronimin LAD, shkatërroi testet pasi insiston se nuk është normale që pas përfundimit, këto të mbahen pafundësisht në arkivën e tyre. Raporti antidoping ka përmendur gjithashtu në akuzën e tij, se trajneri i kombëtares së hedhjes së cekicit, Oleg Popov, ka qenë mes iniciatorëve për dopimin e sportistëve.

Top Channel