Çmimi i Brazilit, Rosberg në pole position; pas tij Hamilton e Vettel

14/11/2015 00:00

Piloti gjerman i “Mercedes”, Nico Rosberg ka fituar pole position-in në provat zyrtare të vlefshme për Çmimin e Madh të Brazilit në Formula 1.

Rosberg arriti kohën më të mirë me 1 minutë, 11 sekonda dhe 282 të qindat. Shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton është vonuar 0.078 më shumë se gjermani, duke zënë vendin e dytë.

Pas tij vijnë gjermani i “Ferrari”, Sebastian Vettel me kohën 1 minutë, 11 sekonda e 804 të qindat; Botas me 1.12.083; dhe Raikkonen me 1.12.144.

Çmimi i Brazilit është gara e parafundit e kampionatit të Formula 1, me britanikun Lewis Hamilton që tashmë ka siguruar titullin e kampionit të botës, me fitoret zinxhir që ka korrur në garat e mëparshme.

Gara në fjalë do të zhvillohet të dielën dhe do të transmetohet direkt nga televizioni Top Channel në orën 17:00.

Top Channel