Pranga vrasësit të Linzës dhe bashkëpunëtorit të tij

15/11/2015 10:45

Policia e Tiranës dhe forcat RENEA vunë në pranga shtetasin Emiljano Tasho, i dyshuar si njëri prej autorëve të vrasjes së Enton Nikajt dhe plagosjes së shtetasit me inicialet I.G. në ngjarjen e ndodhur katër ditë më parë në një restorant të fshatit Linzë, në Tiranë.

Emiljano Tasho, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe i dënuar më parë, u prangos në banesën e 31-vjeçarit, Erjon Biraçi.

Gjithashtu, forcat e policisë, gjatë kontrolleve në banesën e këtij të fundit sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike model 54, fishekë dhe një pistoletë të pajisur me silenciator.

Përveç shtetasit Tasho, në pranga përfundoi edhe 31-vjeçari Biraçi nën akuzën e fshehjes së krimit.

Nga veprimet proceduriale rezulton se shtetasi Emiljano Tasho është autor i dy  grabitjeve me armë, njëra në shtator të këtij viti dhe tjetra mars të 2014, po në Tiranë.tin Linzë, në zonën e Dajtit.

Top Channel