Shqipëria në zi për sulmet në Paris

15/11/2015 11:25

Në respekt dhe nderim të viktimave të sulmeve terroriste të pashembullta në Paris, qeveria shqiptare vendosi që dita e hënë të jetë ditë zie kombëtare.

Ky ka qenë propozimi i kryeministrit Edi Rama, që është miratuar nga qeveria.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje.

“Duke i dënuar me forcë këto akte terroriste, qeveria shqiptare mbetet thellësisht e angazhuar krah aleatëve të saj në luftën kundër terrorizmit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga nga Kryeministria.

Top Channel