Gramsh, plagosen dy punonjës turq të HEC-it të Moglicës

15/11/2015 00:00

Dy punëtorë turq kanë mbetur të plagosur pas shembjes së një pjese të tunelit, ku punohet për shtrimin e tubacioneve të ujit për HEC-in e Moglicës, por jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet paraprake, mësohet se njëri prej shtetasve turq është Ali Perlak, rreth 34 vjeç, ndërkohë që emri i të plagosurit të dytë ende nuk dihet.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës, ndërkohë që të shpëtuarit janë dërguar në spitalin më të afërt në Gramsh, për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Në vendngjarje është nisur edhe grupi hetimor dhe po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Top Channel