Vlorë, gjendet trupi i pajetë i një të moshuari, pa ndjenja një femër

15/11/2015 00:00

Një burrë i moshës rreth 60 vjeç është gjetur i pajetë nga kalimtarët anës trotuarit, përgjatë rrugës në hyrje të qytetit të Vlorës.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje dhe, nga këqyrja e aksidentit mendohet se, personi, i cili ishte me biçiklete, të ketë qenë duke shkuar për në shtëpi, por gjatë rrugës ka pësuar atak kardiak dhe ka rënë në trotuar.

Policia ende nuk ka deklaruar shkaqet e vdekjes, por sipas kalimtarëve, moshatari ka qenë duke ecur me biçiklete dhe papritur ka rënë në rrugë.

Po ashtu, pak metra më larg, një tjetër person është gjetur në trotuar, i shtrirë dhe pa ndjenja, këtë herë e seksit femër dhe rreth të 30-ave, por me ardhjen e ambulacës femra është transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Top Channel