Cikli “Gjurmë shqiptare” i gazetarit Marin Mema solli këtë të dielë në ekranin e Top Channel historinë e qytetit të Antigonesë, jo larg Gjirokastrës.

Si e shpëtoi Pirron e Epirit mbreti ilir Glauk? Si u dashurua Pirro me Antigonën, që e njohu në Egjipt, por që në fakt ishte vajza e një gjenerali ilir të Aleksandrit të Madh? Si u ndërtua Antigonea? Si u zhvillua dhe pse jetoi vetëm 150 vite?

Një dokumentar që ecën paralel përmes betejave të Pirros, dëshmive të historianëve antikë për Epirin dhe qytetin e Antigonesë.

Top Channel