Ilir Meta, vizitë private në Kosovë. Takohet me Haradinajn

15/11/2015 00:00

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është duke qëndruar këtë të dielë në Kosovë për një vizitë private, konkretisht në Gllogjan, në familjen e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Burime të Top Channel nga ky takim kanë konfirmuar se, kryeparlamentari i Shqipqërisë, Ilir Meta ka diskutuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, edhe lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë.

Kryeparlamentari Meta, i shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka vizituar varrezat e dëshmorëve dhe ka vendosur lule pranë varreve të vëllezërve Haradinaj, të rënë në luftën çlirimtare të Kosovës.

Top Channel