Berat, operacion antidrogë, kapen 4 shtetas

15/11/2015 14:30

Policia e Beratit sekuestroi 80 kilogramë hashash në operacionin e koduar “Çifliku”, si dhe arrestoi katër shtetas për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në operacionin e ndërmarrë nga uniformat blu, në pranga ranë shtetasit Florud, Guxim, Dashnor dhe Saimir Çifliku, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasia e drogës e ndarë në disa thasë, një armë zjarri si dhe një furgon tip Mercedes Benz, i cili shërbente për transportin e drogës.

Top Channel