Arrest me burg ish-policit për vrasjen në Linzë

15/11/2015 14:35

Gjykata e Tiranes dha vendimin e arrestit me burg për ish-policin Mirsad Kucanaj, i arrestuar si një prej të dyshuarve për vrasjen e Enton Nikajt dhe plagosjen e Ismet Gaxherit pak ditë më parë në zonën e Linzës.

Kucanaj ishte personi i parë qe u arrestua nga policia pas vrasjes së Nikajt. Ai u identifikua nga policia nga kamerat e sigurisë në parkingun e lokalit ku ndodhi vrasja.

Për momentin ish-efektivi i policisë Kucanaj është i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e 30-vjeçarit Nikaj.

Mësohet se gjatë vlerësimit të masës së sigurisë vetë Kucanaj nuk ka dhënë asnjë deklaratë për akuzën që rëndon mbi të dhe nuk dha asnjë shpjegim për vrasjen e Nikajt, ashtu sikurse mësohet se nuk ka dhënë as shpjegime për vrasjen e Enton Nikajt.

Të hënën përpara gjykatës do të jenë dy të arrestuarit e tjerë, Emiljano Tasho dhe Erjon Biraçi.

Top Channel