Sulmet në Paris, numri i viktimave shkon në 132

15/11/2015 19:50

Numri i viktimave pas sulmeve të Parisit sa vjen e shtohet. Autoritetet kanë njoftuar se edhe tre të tjerë kanë vdekur pasi nuk arritën të përballojnë plagët që kishin marrë natën e së premtes.

Deri më tani, numri i përgjithshëm i prsonave që kanë humbur jetën në këto sulme ka shkuar në 132. Por, shumë të plagosur të tjerë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë, prandaj pritet që numri i të vdekurve rritet akoma.

Sidoqoftë, hetuesia franceze dhe bashkëpuntorët po punojnë intensivisht për zbardhjen e sulmeve të rënda që tronditën Parisin mbrëmjen e të premtes.
 
Tre nga 8 terroristët e grupit që shkaktoi tragjedinë e Parisit, ishin shtetas francezë, madje sikurse raporton agjencia franceze e lajmeve, të tre ata ishin vëllezër. Shtatë terroristë vdiqën, ndërsa i teti është në kërkim.

Top Channel