Kinë, rrëshqitjet e dheut shkaktojnë 25 viktima

16/11/2015 08:15

Rrëshqitjet e dheut në lindje të Kinës i kanë marrë jetën 25 personave. Disa ditë me shi të vazhdueshëm kanë bërë që në fshatin Lidong, të provincës Zhejiang, të “varroseshin” nën baltë rreth 30 banesa.

Një pjesë e fshatit vazhdon të mbetet i përmbytur dhe operacionet e shpëtimit kanë hasur pengesa.

Raportohet se 12 persona janë të zhdukur, ndërsa vetëm një është shpëtuar deri tani.

Shumica e personave të që konsiderohen të zhdukur janë fëmijë dhe të moshuar.

Top Channel