Ban Ki-moon do të vizitojë Korenë e Veriut

16/11/2015 08:30

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, do të vizitojë Korenë e Veriut këtë javë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia koreano-veriore e lajmeve Yonhap, që pretendon se informacioni është marrë nga një burim brenda OKB-së, por kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë koment për këtë çështje.

Ende nuk dihet data e kësaj vizite, që nëse do të realizohet, do të jetë e para e një zyrtari të lartë të OKB-së në më shumë se dy dekada.

Në muajin maj, Korea e Veriut anuloi një vizitë të Ban Ki-moon vetëm një ditë para se ai të shkonte në vendin aziatik.

Korea e Veriut po përballet me sanksione të rënda nga OKB-ja, BE-ja dhe SHBA-ja për testet e saj nukleare.

Top Channel