Gjosha takon drejtorin e zgjerimit në KE: Thelbësore, reforma në drejtësi

16/11/2015 09:30

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, pati një takim paraditen e së hënës me drejtorin e zgjerimit në KE, Christian Danielson. Në konferencën e përbashkët për shtyp pas këtij takimi, ministrja theksoi edhe një herë tjetër se reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme për vendin në rrugën drejt integrimit europian.

Më tej, Gjosha nënvizoi se raporti i progresit për Shqipërinë “thekson qartë progresin e vendit në kuadër të 5 prioriteteve kyçe”.

“Mirëleximi i tij ndihmon shqiptarët të shohin progresin dhe të kuptojnë sfidën që kemi përpara. Qeveria është e vendosur për të ndërmarrë reformat e duhura dhe do të impenjohemi për gjithëpërfshirje në reforma”, deklaroi Gjosha.

Edhe Christian Danielson u shpreh se “sistemi gjyqësor është thelbësor për të vazhduar përpara në procesin e integrimit europian”. Drejtori i zgjerimit në KE shtoi se reforma në drejtësi është thelbësore edhe për kushtet e nevojshme që i duhen vendit për rritjen ekonomike.

Top Channel