Një dedikim i veçantë për Lily Aldridge

16/11/2015 00:00

Ajo ka mjaft miq të famshëm, por mikesha e saj e ngushtë është Lily Aldridge. Kështu që Taylor Swift u sigurua t’i bënte mesazhin më të bukur për ditëlindjen e 30-të të modeles me një kolazh fotosh që përfshin dhe vajzën e Aldridge, Dixie.

Këngëtarja 25-vjeçare i ka vendosur fotos këtë dedikim: “Gëzuar ditëlindjen mamit që i lejon vajzës së saj të vogël të vishet si princeshë sa herë që dëshiron, dhe që arrin të balancojë miliona gjëra që të duken të lehta dhe zbavitëse”.

Mesazhi vazhdon më tej: “Jam shumë e lumtur që më ftove në koncertin Kings of Leon 6 vite më parë. Jeta ime do të ishte e panjohur pa ty Lily Aldridge”.

Ndërkaq, modelja e Victoria Secret ka festuar më së miri ditëlindjen e saj me të bijën 3-vjeçare. E ku tjetër? Në Disney World.

Top Channel