Messi në Angli? Duhen 600 mijë paundë në javë

16/11/2015 00:00

Disa prej klubeve më të rëndësishme të Premier League janë vënë në ndjekje të Leo Messit dhe ky nuk është një mister. Manchester City, Chelsea, Manchester United apo edhe Arsenali duan të kërkojnë të përfitojnë nga problemet që sulmuesi argjentinas i Barcelonës ka me organet fiskale spanjolle për ta sjellë atë në Angli.

Por të gjitha këto skuadra nuk kanë marrë parasysh pretendimet e vetë futbollistit.

Sipas asaj që publikon tabloidi “Daily Star”, Messi është gati të transferohet në kampionatin anglez nëse një prej këtyre klubeve është gati t’i ofrojë atij 18 milionë paundë në sezon, që do të thotë 600 mijë paundë në javë, shifër kjo shumë e lartë për t’u përballuar për këdo.

Aktualisht, 28-vjeçari ka një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2018, me një pagë prej 14 milionë paundë në sezon, ndërkohë që klazuola e zgjidhjes së saj është 175 milionë paundë.

Messi u bashkua me skuadrën e Barcelonës në vitin 2000, kur ishte vetëm 13 vjeç, dhe gjithnjë ka deklaruar se dëshira e tij është të mbyllë karrierën te klubi katalanas. Por, problemet me organet fiskale spanjolle kanë bërë që ai të marrë në konsideratë një largim të mundshëm nga Barcelona. Messi dhe babai i tij Jorge janë nën akuzën për evazion fiskal për një shifër prej 3 milionë paundësh dhe për këtë arsye ata do të duhet të ulen në bankën e të akuzuarve në gjykatë.

Top Channel