Festivali 400-vjeçar ku i vihet flaka demave
16/11/2015 00:00
Toro de Jubilo (Demi i flaktë) është një festival spanjoll 400-vjeçar që konsiston në vendosjen e dy topave të zjarrtë në brirët e një demi që mbulohet me baltë pikërisht për t’u mbrojtur nga flakët që ka në kokë.
Kjo traditë zhvillohet gjithmonë në javën e dytë të nëntorit në Medinaceli. Demi sillet në një ring me rreth 4000 spektatorë dhe pas një ore ku rrotullohet aty, pasi lodhet, nxirret jashtë dhe theret.
Ata që e kanë sjellë demin në ring shpërblehen me copa nga mishi i tij.
Top Channel