Kur studenti ka të njëjtin emër me profesorin

16/11/2015 00:00

Studenti me të njëjtin emër si pedagogu i tij nuk mund të mos reagonte kur një shok klase i dërgoi gabimisht një email.

Mark McKenna, një student sporti në West Scotland morri një email nga një shok student ku i shpjegonte arsyet pse nuk kishte ardhur në mësim.

Por teksa duhej ti kthente përgjigje se nuk ishte ai profesori, hokatari Mark vendosi të zbavitej pak. “Përshëndetje Mark, më fal, nuk isha sot për leksionin e shkencës së stërvitjes, pasi të gjithë trenat ishin anuluar për në Hamilton West për shkak të motit”, i shkruante në email studenti.

Mark studenti u përgjigj: “Nuk më intereson nëse trenat janë anuluar, unë pres nga ju të jeni në klasë edhe nëse moti është i tmerrshëm”.Por ku mesazh është shpërndarë në Twitter nga qindra përdorues ku sigurisht u kuptua se përgjigja ishte dhënë nga studenti.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel