Kosovë, arrestohen 3 persona të lidhur me ISIS-in

16/11/2015 12:40

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, të cilët janë kapur nga autoritetet turke duke tentuar t’i bashkohen ISIS-it në Siri.

Policia i ka arrestuar të dyshuarit në pikën kufitare Hani i Elezit, pasi në bashkëpunim janë kthyer nga autoritetet turke përmes Maqedonisë.

Sipas njoftimit të policisë, kosovarët e arrestuar dyshohen për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”.

Menjëherë pas arrestimit të tre të dyshuarve, policia ka ndërmarrë edhe një aksion duke bastisur dy lokacione të të dyshuarve, ku kanë gjetur dëshmi relevante të cilat ndërlidhen me rastin dhe gjithashtu ndihmojnë në vazhdimësinë e hetimeve të këtij rasti.

Me urdhër të prokurorit të tre personat e dyshuar janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, deri në paraqitjen pranë gjykatës kompetente.

Top Channel