Arta Dade: Atentatet në Paris, akte që nuk kanë lidhje me fenë

16/11/2015 00:00

Deputetja socialiste Arta Dade është solidarizuar pas akteve terroriste që i morën jetën qindra personave në Paris. Nga Erseka, Dade theksoi se sulmi kundër Partisit nuk ishte thjesht një sulm kundër Francës, por një sulm kundër vlerave europiane, kundër demokracisë, lirisë dhe solidaritetit.

Dade ka theksuar se duhet të shtohen përpjekjet për një bashkëveprim me shtetet e BE-së dhe SHBA-së dhe të gjitha vendet kundër këtyre akteve që, sipas Dades, nuk kanë lidhje me fenë.

Së bashku me nxënës dhe qytetarë të Kolonjës, deputetja ka ndezur qirinj dhe ka bërë homazhe në nderim të viktimave të 13 nëntorit.

Top Channel