Operacioni i fundjavës, kapen shpërndarësit e drogës

16/11/2015 00:00

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, Specialistët kundër Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Elbasan, finalizuan me sukses Operacionin e koduar “Weekend”.

Si rezultat i një pune të mirë organizuar, u arrestuan në flagrancë tre shtetas Abdyl Uruçi, vjeç 47, banues në fshatin Uruçaj Peqin. Ky shtetas, u arrestua në flagrancë gjatë ditës së djeshme në afersi të fshatit Krrabë, gjatë kontrollit të bërë nga efektivat e policisë, i’u gjet dhe i’u sekuestrua 1 kg lëndë narkotike. Si dhe u arrestuan edhe dy shperndares droge.

Top Channel