Vlorë, kapen 100 kg kanabis; pranga shtetasit italian

16/11/2015 14:10

Një sasi prej 100 kg kanabis sativa është sekuestruar këtë të hënë në portin e Vlorës, në përpjekje për të arritur Italinë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave lënda narkotike është gjetur e fshehur në një kamion.

Mjeti, sipas burimeve, drejtohej nga një shtetas italian që është arrestuar dhe do të merret në pyetje për të hedhur dritë mbi këtë linjë trafiku.

Top Channel