Në vitin 2012, një grup biologësh të evolucionit nga Universiteti i Auckland-it në Zelandën, bëri publik një studim që pretendonte gjetjen e rrënjës së gjuhëve indo-europiane.

Sipas këtij studimi, të gjitha gjuhët e kësaj familjeje kanë lindur në Anadoll, një krahinë në Turqinë Qendrore.

Studimi ngjalli jo pak kundërshti, por studiuesit neozelandezë të udhëhequr nga Quentin Atkinson thonë se në daljen me këtë përfundim metodologjia e përdorur është tejet shkencore.

Nisur nga rezultati i këtij studimi, Business Insider ka publikuar një video ilustruese sesi kanë evoluuar gjuhën e indo-europianishtes. Në këtë familje bën pjesë edhe gjuha shqipe, që së bashku me greqishten dhe armenishten janë tri degë më vete, pa lidhje me asnjë gjuhë tjetër.

Ajo që vërehet në këtë grafikë, është se sipas studiuesve neozelandezë, shqipja është folur më herët se greqishtja në territor të gjerë në Ballkan, duke nënkuptuar këtu gjuhën e ilirëve.

Sa për degën balto-sllave, studiuesit neozelandezë i referohen gjuhës së folur në këto territore të Europës, shumë vite para se të ndodhnin dyndjet sllave.

Top Channel