Blake Shelton shpëton 4 të rinj, shpallet ‘hero’

16/11/2015 00:00

Javën e kaluar, Blake Shelton është detyruar të futet në ujë me këpucë dhe bluzë për të shpëtuar katër të rinj pasi një karrocë me të cilën ata po udhëtonin u zhyt në llucë pranë lumit Washita në Okla.

“Unë dhe shokët e mi po dilnim nga lumi kur papritur shokët e mi ranë në një gropë të thellë me llucë dhe nuk mund të dilnin dot për 2 orë rresht. Unë dhe një shok tjetër, vrapuam për të kërkuar ndihmë kur papritur takuam Blake dhe qenin e tij, i cili ndaloi dhe na mori me makinën e tij”, ka treguar Bryar Blanton, një nga djemtë e përfshirë në incident.

“Më pas vrapuam drejt vendit të ngjarjes dhe Blake u përpoq t’i nxirrte ata me makinën e tij”, shton Bryan, i cili menjëherë ka postuar një fotografi në rrjetet sociale duke falenderuar trajnerin e “The Voice” për ndihmën e dhënë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel