A po i mashtron fansat Lorde?!

16/11/2015 00:00

Nuk është hera e parë që Lorde akuzohet nga fansat se këndon me “playback”, por këngëtarja ka reaguar duke i marrë si qesharake spekulimet e fundit.

Teksa ka performuar në “Saturday Night Live” gjatë fundjavës, teleshikuesit janë impresionuar aq shumë nga performanca e 19-vjeçares me Disclosure, aq sa e kanë akuzuar atë se nuk ka kënduar “live”.

Lord ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale duke u shprehur: “Uau, fakti që disa njerëz mendojnë se unë isha duke kënduar me “playback”, është një kompliment i mrekullueshëm. Nuk mund të rri pa thënë se kurrë nuk kam kënduar dhe kurrë nuk do të këndoj me ‘playback’”.

Top Channel