Aksidentohet për vdekje një 50-vjeçar në Fier

16/11/2015 18:30

Një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen gjatë pasdites së kësaj të hënë, pasi është përplasur nga një makinë në Fier.

Bëhet e ditur se shtetasi Arben Koçi, banues në fshatin Petove të Fier, është dërguar me plagë të rënda në Urgjencën e Spitalit të Fierit, ku ka ndërruar edhe jetë, duke mos mundur t’u mbijetonte plagëve të marra.

Sipas bashkëshortes së viktimës, ai ishte duke lëvizur me bagëti në rrugë, ndërsa është goditur nga një automjet ngjyrë blu, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit të këtij aksidenti.

Top Channel