15 vite burg për “tezen e kokainës”

16/11/2015 19:00

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 15 vjet burgim për shtetasen Valentina Tufa, e njohur edhe si “tezja e kokainës”, e akuzuar për veprën penale të “trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Tufa, e cila mbahet e arrestuar në Kosovë, dyshohet se ka qenë pjesë e një rrjet ndërkombëtar trafiku lëndësh narkotike me destinacion vendet e Bashkimit Europian.  Kyr rrjet u shkatërrua gjatë një aksioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj kosovare, në përfundim të të cilit u arrestuar disa shtetas.

Mes tyre janë edhe shtetasit Gëzim Çela dhe Reald Hysolli, ndaj të cilëve ka përfunduar procesi në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me procedurë të shkurtuar.

Top Channel