Basha reagon për Ahmetajn: Ditët e pushtetit nuk do t’i zgjasni dot me manovra

16/11/2015 00:00

Pas deklaratave të bëra nga minsitri Arben Ahmetaj në Top Channel, ka reaguar dhe Partia Demokratike, e cila akuzon këtë të fundit për abuzime të shumta.

“Një nga çirakët e Edi Ramës që çdo muaj u vjedh shqiptarëve 300 mijë euro të dhëna gjoja landfillit të Elbasanit,  ka fytyrë të dalë e të thotë që fshati s’ka taksa. Po taksat për farat, plehrat, akciza e naftës për fermerët, çfarë janë vallë?! Mos ua paguan Ben Ahmetaj fermerëve këto nga xhepi i tij?!”, thuhet në reagimin e PD-së.

Më tej, selia blu shtron pyetjen se a mund të besohen këta qeveritarë që flasin nga frika se populli i ka zbuluar abuzimet e tyre.

“Ekonomia shqiptare nuk mund të mbetet peng i një mësuesi anglishteje i cili mund të dijë pak më shumë se Edi Rama në këtë fushë që është një aguridh i konfirmuar. Se ç’bëjnë këta kapitenë për ekonominë, u pa në dy vjet. Rrënim, papunësi, eksod masiv, korrupsion skandaloz”, mbyllet reagimi i Partisë Demokratike.

Top Channel