Masat e sigurisë, Tahiri takon ambasadorët

17/11/2015 09:25

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka zhvilluar paraditen e kësaj të marte një takim me ambasadorët e akredituar në Tiranë.

Në fokus të takimit ka qenë marrja e masave të sigurisë pas sulmeve në Paris, ku humbën jetën 129 persona dhe rreth 200 të tjerë u plagosën.

Për këtë arsye, mësohet se në takim kanë marrë pjesë edhe prokurorë e përfaqësues të shërbimeve sekrete.

Top Channel