Debate në Komisionin e Sigurisë

17/11/2015 00:00

Shqyrtimi në parim i Kodit të Etikës për Policinë e Shtetit ka kaluar jo pa probleme në Komisionin e Sigurisë.

Ministri i Brendshëm sqaroi arsyet pse duhet një kod i ri etike për Policinë e Shtetit, por u nderpre nga deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

“Partnerët, Komisioni Europian, kanë konstatuar në vitin 2013 se mungonin standardet e kontrollit të brendshëm në luftën kundër korrupsionit dhe keqadministrimit në Policinë e Shtetit. Raporti i Transparancy International e gjente Policinë e Shtetit një në tre institucionet më të korruptuara në vend”, deklaroi Tahiri.

Kjo ishte fjala që acaroi punimet në Komisionit, ku në debat u përfshi deputeti demokrat, Flamur Noka dhe kreu i Komisionit, Spartak Braho.

“Të flaës, të mos mashtrojë, të mos gënjejë sepse është trafikant. Ti e di që trafikantët gënjëjnë”, iu drejtua deputeti Noka, kreut të Komisionit, Spartak Braho.

Mbledhja u ndërpre dhe rifilloi, por sërish mes polemikave.

“Pastrimi i parave, viti 2013, 1.2 milionë euro, kur ministër ishte zotëria (Flamur Noka), viti 2014 11.2 milionë euro, viti 2015, 20 milionë euro. Këto janë paratë që i heqim nga duart krimit. Ku i çoi ai këto që kemi kapur ne”, tha Tahiri.
 
Ministri i Brendshëm iu përgjigj edhe akuzave të fundit të PD-së në lidhje me zjarrin e rënë tek laboratori kriminalistik.

“Policia e Shtetit i ka arrestuar dhe po policia dashka të shkatërrojë provat. Prokuroria ka një ekspertizë zyrtare, e cila është bërë publike ku thuhet se shkaku i zjarrit ishte aksidental”, deklaroi ministri Tahiri.

Top Channel