Oscar Pistorius nuk dëshiron të shfaqet

17/11/2015 00:00

Që nga lirimi i tij me kusht, Oscar Pistorius mundohet të mos bjerë shumë në sy. Radar Online publikon foto të atletit, me një palë syze dielli dhe një kapele, duke kryer shërbim komunitar në Pretoria, në Afrikën e Jugut.

Atleti u dënua me 5-vite heqje lirie për vrasjen e modeles, por pjesën tjetër të dënimit do ta shlyejë në arrest shtëpiak. Edhe pse ende nuk janë bërë publike kushtet mbi të cilat është liruar ai, besohet se autoritetet do të tregohen bujar me atletin.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel