Paul Walker, nis beteja Meadow- Porsche

17/11/2015 00:00

Pas denoncimit të vajzës së Paul Walker, që e akuzon Porsche për “sistem të dobët të sigurisë”, vjen replika e markës së njohur të automjeteve. Faqja TMZ bën të ditur se reagimi nuk ka vonuar.

“Makina ishte mbajtur keq, dhe aktori i dinte rreziqet e shpejtësisë dhe rrugën që po përshkonte”. Pra sipas tyre vdekja e aktorit nuk ka përgjegjës tjetër, veçse yllin e “Fast and Furious”.

Porsche përjashton në mënyrë kategorike që makina të kishte “difekte të ndërtimit” që mund të shkaktonte përplasjen.

Por nuk ka munguar sërish përgjigja e vajzës së Paul, Meadow, e cila nëpërmjet zëdhënësit thotë: “Është e mjerueshme që Porsche po përpiqet të devijojë përgjegjësitë e tij. Babai im ishte pasagjer në një makinë që nuk ishte projektuar për të mbrojtur pasagjerët, në një aksident në një sipërfaqe të thatë, të lirë, në mes të ditës dhe me një shpejtësi poshtë kapacitet të publikuar të automjetit”

Beteja mes tyre është vetëm në fillim, shkruan TMZ.

Top Channel