Si mund të jenë më të rregullt fëmijët

17/11/2015 00:00

A do t’iu pëlqente që shtëpinë tuaj ta kishit gjithnjë në rregull dhe të pastër, edhe kur fëmijët tuaj të jenë të pranishëm në të? Zbuloni se si ta realizoni këtë gjë me disa rregulla, që mund t’i transmetoni me shembuj dhe lojë.

Mos ndoshta në darkë ju ndodh të hiqni njollat e mbetura në dysheme, ndërkohë që poshtë divaneve dhe krevateve fshihen edhe thërrmija nga mëngjesi, të cilat duhen fshirë?

Jo, ju nuk keni fëmijë “të egër”, por jetoni në një familje kaotike normale, e cila ndonjëherë ka nevojë për një risistemim: zgjidhjet për ta parë shtëpinë e organizuar ekzistojnë gjithmonë.

Fëmijëve nuk u mësohet rregulli duke u bërtitur dhe ata që janë prindër e dinë shumë mirë këtë gjë. Është e nevojshme të mbani qetësinë dhe të vendosni e të zbatoni disa rregulla.

Luani pastaj sistemoni, para se të bëni diçka tjetër

Përse korridoret e apartamenteve me fëmijë janë gjithmonë të mbushur me lloj-lloj lodrash?

Thjesht sepse të vegjlit e shtëpisë ndryshojnë ide me shpejtësinë e dritës dhe hapin kuti me shpejtësi të madhe, pa sistemuar lodrat e përdorura më parë. Rregulli i parë është ai i risistemimit të lodrave të “vjetra”, për të kaluar tek të tjerat.

Një kohëmatës argëtues dhe efikas

Dhomat mund të bëhen një makth i vërtetë rrëmuje, sidomos kur në shtëpi keni edhe një kafshë. Në këtë rast, t’u bërtasësh fëmijëve jo vetëm që nuk sjell asnjë rezultat, por nuk është as e këshillueshme.

Mirë është që sapo fëmijët të mbarojnë lojërat, të aktivizoni një kohëmatës, akoma më mirë nëse është me muzikë. Duhet që në një kohë të shkurtër t’i hapni rrugë një gare argëtuese dhe efikase, ndërsa fëmijën që mbaron i pari, duhet ta shpërbleni me diçka të vogël. E meta e kësaj metode: në prani të fëmijëve shumë të zgjuar por të çrregullt, strategjia nuk mund të përsëritet shpesh.

Kosha funksionalë

Nëse çdo lodër vendoset në rafte të papërshtatshme ose brenda kutive origjinale, sistemimi mund të bëhet shumë i mërzitshëm. Në ndihmë të nënave, vijnë koshat argëtues dhe praktikë. Kosha të mëdhenj prej plastike ose kartoni, të ngjyrosura, të pajisura me rrota dhe etiketa. Në këtë mënyrë, objektet mund të gjenden më shpejt, duke iu referuar ngjyrave të tyre.

Një truk më shumë: mësojuni fëmijëve që të shkruajnë mbi etiketat e çdo koshi, emrin e lojës që i është dhuruar. Kur janë vetë të vegjlit ata të cilët vendosin rregullat e rendit, është më e thjeshtë që ata të bëhen të fiksuar për të qenë të organizuar.

Veshjet e palara, në koshat e rrobave

Cepat e shtëpisë që transformohen në pirgje veshjesh të palara të hedhura kudo, janë një makth i vërtetë dhe i vazhdueshëm. Për të mos humbur “mendjen” tuaj dhe kohën, është e rëndësishme që fëmijët të mësohen t’i çojnë veshjet e palara në koshin e përcaktuar për këtë qëllim, çdo herë që ndërrohen.

Për të lehtësuar këtë “operacion”, si duket të vështirë për meshkujt, mund të vendosen në dhoma të ndryshme: në dhomën e gjumit, në banjë dhe madje edhe në sallon. E rëndësishme është që të jenë të bukura për t’u parë. Pra mund t’i blini edhe me ndonjë dekor të veçantë.

Gazeta “Shqip”

Top Channel