LSI, Rama: Transparencë e plotë për skemën e financimit të partisë

17/11/2015 00:00

Lëvizja Socialiste për Integrim do të bëjë transparencë të plotë të skemës së financimit të partisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e kryesisë së LSI-së, dhe u bë publik nga sekretari i përgjithshëm, Luan Rama.

“Me shumë përgjegjësi dhe seriozitet duke reflektuar pas këtij vendimi kemi ndërmarrë dhe hapat konkretë që kanë të bëjnë me realizimin funksional të transparencës së plotë të gjithë skemës së financimit të partisë. Çështja e transparencës së fondeve me të cilat funksionojnë partitë politike, çështja e transparencës së sistemit politik është cështje e ndjeshme. Kemi online hapësirën e posaçme për të dhëna që kanë të bëjnë me buxhetin e partisë. Jo vetëm kaq, po kemi miratuar në mbledhje dhe buxhetin e partisë për vitin që vjen”, bëri të ditur Luan Rama, sekretari i përgjithshëm i LSI-së.

Rama tha se çdo aktivitet, cdo veprimtari politike, publike apo e strukturave të partisë e çdo lloj natyre qoftë do të jetë në sytë e publikut dhe përsa i përket mbështetjes financiare.

Top Channel