Vlorë, qytetarët e përmbytur, protestë para bashkisë

17/11/2015 13:40

Në kohën kur kryeministri Rama zhvillonte një takim në fshatin Bishan të Novoselës, një grupim të rinjsh kanë mbajtur një protestë përpara Bashkisë së Vlorës.

Lëvizja qytetare “Për Vlorën” në listën e kërkesave të shkruara në pankarta ka vënë në vëmendje ato që lidhen me ekonominë, punësimin dhe mbrojtjen e territorit.

Në protestë kanë marrë pjesë banorë nga zonat e përmbytura në tetor të këtij viti në qytet, të cilët kanë apeluar për më shumë përgjegjshmëri.

“Leli, dil në punë”, apo “Na lini të jetojmë në Vlorë”, “Nuk duam të ikim emigrantë”, kanë qenë disa nga parullat e përdorura në këtë protestë të parë qytetare pas zgjedhjeve të 21 qershorit, kur socialisti Leli mori detyrën.

Top Channel