Victoria Beckham mbron modelet: Të dobëta, por jo të sëmura

17/11/2015 00:00

Stilistja e famshme Victoria Beckham ka mbrojtur modelet e saj të “New York Fashion Week”, duke thënë se fakti që janë të dobëta nuk do të thotë që janë të sëmura.

Ylli 41-vjeçar ka shpërthyer në rrjetet sociale në muajin shtator, kur ndjekësit komentuan se modelet e saj dukeshin “thatanike”. Disa madje shkuan deri aty sa e quajtën këtë sfilatë, “parada e skeleteve”.

Por në një intervistë të dhënë së fundmi për “Telegraph”, Victoria është shprehur: “Ato janë të reja, të dobëta, por kjo nuk do të thotë se janë të sëmura”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel