Vlorë, Rama inspekton punimet e luan basketboll

17/11/2015 00:00

Pasi ka mbaruar inspektimin e punimeve që po kryhen në fshatin Bishan, përgjatë argjinaturës së lumit Vjosë, Kryeministri Rama është drejtuar për në Vlorë dhe pikërisht në shkollën e mesme “Qemal Ataturk”, ku ka parë investimet e kryera tek kjo shkollë nga qeveria turke.

Rama ka gjetur mundësinë të zhvillojë edhe një lojë basketbolli me nxënësit e kësaj shkolle.

Ndërkohë, ambasadori turk, i cili ndodhej tek kjo shkollë ka falenderuar Kryeministrin Rama për pjesëmarrjen, po ashtu ai është shprehur se qeveria turke është e angazhuar për investime në vendin tonë, sidomos në shkolla.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel