Thuram: Franca është në luftë sepse ka bombarduar vende të huaja

17/11/2015 20:25

“Hollande ka thënë se ne francezët jemi në luftë pas atentateve në Paris? Vendi im është në luftë, por jo nga e premtja. Franca është në luftë që kur ka nisur të bombardojë vende të huaja”.

Kjo është deklarata e fortë për një radio italiane e ish-futbollistit francez Lilian Thuram, kampion i Botës me kombëtaren e “Gjelave” në vitin 1998.

“Kemi qenë shembull integrimi, por nuk jemi më. Kanë ndryshuar shumë gjëra. Për shembull, ka dalë një politikane (Marine Le Pen), e cila thotë se Franca është një vend i racës së bardhë dhe një vend i krishterë. Çfarë do të thotë kjo? Që kush nuk është i bardhë dhe jo i krishterë, nuk është francez? Ajo po krijon përçarje në komunitet”, tha ish-lojtari i Juventusit.

Top Channel